Eksploziv shtëpisë së një biznesmeni në Vlorë

2017-07-10 0

Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e kësaj të diele ne banesën e biznesmenit Robert Mehmeti, në rrugën ?Demokracia? në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:25 minuta të mëngjesit.

Lënda plasëse është hedhur pranë derës së banesës, nga jashtë oborrit te saj.

Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme te vogla materiale, në pragun e derës.

Pak javë më parë, një sasi tjetër eksplozivi shpërtheu në një lokal, po në pronësi të Mehmetit, që e kishte dhëne me qira.

As në këtë rast nuk pati të lënduar.

Policia dyshon se të dy rastet kanë lidhje mes tyre dhe mund të jenë një paralajmërim për biznesmenin.

Por nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar që ai të ketë rekorde kriminale.

TV KLAN

Free Traffic Exchange