Aksioni për ujin, ndërpriten 318 lidhje të paligjshme, 32 gjoba

2017-07-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e katërt të aksionit të nisur nga task forca për ujin e pijshëm janë ndërprerë 318 lidhje të paligjshme dhe vendosur 32 gjoba. Në verifikim kanë qenë 997 abonentë në Kombinat, Pallati me Shigjeta, Rrug e Kavajës, Babrru dhe Dajt. Ndërsa ka filluar lidhja e kontratave të reja për ujin, ka pasur disa persona të shoqëruar nga polici.
Ndëpriten 318 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm në kryeqytet dhe vendosen 32 gjoba, në ditën e katert të aksionit të task forcës të ngritur nga Bashkia e Tiranës. Aksioni vijon në zonat prerifektike të Tiranës, por edhe brenda qytetit. Të mbështetura edhe nga Policia e Shtetit dhe policia bashkiake, grupet e task forcës u përqendruan në zonën e Dajtit, Babrrusë, Kombinatit, Rruga e Kavajës, Pallati me Shigjeta dhe Ali Demi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksioni-per-ujin-nderpriten-318-lidhje-te-paligjshme-32-gjoba/