http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I gjithë vendi është përfshirë nga ndërprerje të energjisë elektrike.
Nisur nga fakti se temperaturat e larta do të vijojnë edhe për disa ditë, kompania e shpërndarjes i bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes me përdorimin e energjisë sidomos në oraret e pikut, 10 me 14 gjatë ditës si dhe 19 e 30 me 21 në mbrëmje. Rekomandohet që në këto fasha orari të mos përdoren pajisje elektroshtëpiake, pasi rrjeti është i ngarkuar.
Thatësira e tejzgjatur si dhe temperaturat e larta e të pazakonta kane sjellë një rënie të nivelit të ujërave në kaskadë, por paralelisht edhe një rritje të konsumit, ndaj dhe OSHEE deklaron se ka një mbingarkesë të rrjetit.
Grupet e punës janë në gatishmëri për të rikthyer energjinë aty ku mund të ketë defekte.
OSHEE beri me dije se ka siguruar energjinë per muajin korrik, pasi ka nisur importet. Janë 17 mln euro qe do te shpenzohen per energji elektrike, e cila ne fakt po blihet më shumë ne sa kushton në bursa.