Çako: Do ta fitojmë betejën kundër drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dale ne terren ne terren për të parë nga afër operacionin antikanabis. Gjate inspektimit të punës me grupet e kontrollit me efektivë të policisë së Kavajës e Rrogozhinës, Çako tha se ashtu si u mbyll procesi zgjedhor me të njëjtin sukses do të mbyllet dhe lufta antikanabis.

Deri më tani janë asgjësuar 577 bimë kanabis nga forcat e Komisariatit të Krujës dhe të Fierit, në toka të hapura së fundmi për kultivim. Në Milot dhe Kurbin, në një zonë të pyllëzuar u sekuestruan 31 kg hashash. Sipas policisë, efektivët po mbajnë nën kontroll serra, magazina dhe banesa të braktisura apo sipërfaqe pyjore përgjatë gjithë vijës bregdetare në basene e ujëmbledhës.

Free Traffic Exchange