Emergjencat në gatishmëri për zjarret - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e larta kanë bere qe te shfaqen vatra te mëdha zjarresh.

Vetëm gjatë javës së kaluar u shënuan 18 zjarre në të gjithë vendin, disa prej të cilave të shkaktuara nga pakujdesia. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Premçi apelon për më shumë kujdes nga banorët e zonave që jetojnë afër ullishtave, pasi metoda e pastrimit te sipërfaqeve me ane te djegies mund të shkaktojë dëme te mëdha.

?Gjeoshkenca është informuar se do të ketë thatësira të tejzgjatura, do të ketë rritje të larta temperature që do kalojnë mbi 40 gradë celsius. Normalisht kjo krizë do të shoqërohet jo vetëm me zjarre por edhe me ulje të prurjeve trë ujit që kërkojnë një racionalizim në përdorim për të përballuar ketë situatë.?

Premçi thotë se ka kërkuar nga Prefekturat të mbledhin Shtabet e Emergjencave për të bërë të mundur përballimin e temperaturave te larta, ndërsa për zonat ku depërtimi i zjarrfikësve është i vështirë janë lidhur kontrata me kompani private për shuarjen e flakëve nga ajri.

?Jemi në procedurat e lidhjes së kontratës me kompani private që operojnë nga ajri, pasi mjetet ajrore të shtetit janë të pamjaftueshme për të kryer këto operacione edhe pse Ministria e Mbrojtjes ka vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën e zjarreve.?

Për sa i përket zonave turistike janë ngritur stacione zjarrfikëse, por kreu i emergjencave kërkon dhe ndihmën e bashkive.

Zonat më të rrezikuara janë në Elbasan, Fier por edhe në qarkun e Dibrës atë të Lezhës e Vlorës ku janë regjistruar vatrat e para.