Report TV - Parkimet në Vlorë, Bojaxhi në gjyq me Tis Park,i dha 225 mijë $

2017-07-10 1

Jo vetëm qytetarët e Vlorës, por dhe ish-kreu i partisë Sfida, Gjergj Bojaxhi që në zgjedhjet e 25 nuk mundi të marrë asnjë mandat deputeti rezulton se ka probleme me kompaninë e parkimit ?TIS Park?.

Gjergj Bojaxhi i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një padi ku kërkon nga ?TIS Park? kthimin e një borxhi prej 225 mijë dollarëve, para të cilat Bojaxhi ja ka dhënë hua administratorit të kësaj firme Bashkim Shalla në kohën kur kjo firmë u krijua.

Ajo çka ende nuk dihet është fakti se Bojaxhi ja ka dhënë paratë në formë investimit administraotrit të ?TIS Park? apo ka ndihmuar një të njohurin e tij sic mund të ketë raportet me Shallën.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një vendim të gjykatës së Tiranës e cila pak kohë më parë ka vendosur sekuestro preventive mbi asetet e ?Tis Park? për llogari të kreut të Sfidës Gjergj Bojaxhi, sekuestro mbi 385 mijë dollarë.