http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi ka shpallur kandidaturën për postin e kryetarit te partisë demokratike përballë Lulzim Bashes. ?Jam këtu të marr pergjegjesite e mia. Deklaroj se jam i gatshëm te garoj nëse do këtë garanci për garën? Por kandidimi i Patozit është një kandidim me kushte. Patozi theksoi se kërkon garanci për një garë të barabartë qe nis nga dorëheqja e Lulzim Bashes. ?Kërkoj dorëheqje të Bashes dhe vendosjen e tij ne pozicione te barabarta. Largimin nga zyra bashke me stafin? Patozi kërkon anulimin e zgjedhjeve ne 22 korrik duke theksuar se procesi duhet të nise nga fillimi ?Sekretari i përgjithshëm të marre listat dhe ti verifikoje. Listat ti marrin kandidatet. Kërkohet kohe per fushate e per reflektim. Komisioni te hartoje rregulloren. Komision per auditim te garës te kryesohet nga Ristani? Patozi e ka bere te qarte se nëse keto kërkesa nuk plotësohen, ai nuk hyn ne gare dhe përgjegjësia bie mbi Lulzim Bashen. ?Ftoj Bashen te dale mbi ambiciet personale e te beje gare, ne rast se nuk plotësohen ai merr përsipër hedhjen ne ere te procesit dhe çdo demokrati i linde detyra te refuzoje farsën per grabitjen e mandatit.? Nese vendimi i dy nënkryetareve te PD nuk ndryshon atëherë te dielën skadon afati per regjistrimin e kandidateve per postin e kryetarit te PD, gare ne te cilen do te përballen vetem Lulzim Basha dhe Eduard Selami.