Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Quhet Faik dhe është 4 vjeç e gjysmë. Vetëm prej dy muajsh prindërit e tij dalluan tek djali shenja, që pas vizitës tek mjeku, e rradhisin atë si një prej 60 rasteve me autizëm në qarkun e Elbasanit.
E prekur, e pashpresë, pa punë dhe pa kushte në banesën ku jeton, nëna e tij Anila Koburja tregon se veç dhimbjes për të birin, e mundon fakti që nuk ka mundësi të kujdeset për të siç duhet. Ajo apelon për punësim dhe një banesë të siguruar nga shteti në mënyrë që djali i vogël të mund të ketë të paktën hapësirën e duhur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/familja-e-4-vjecarit-me-autizem-apelon-per-ndihme-skemi-para-per-ilace/