“S’mundet Rilindja me këtë sistem, edhe po të kesh në listë Krishtin e Muhametin”

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka komentuar debatin brenda PD për zgjedhjen e kryetarit.
Sipas tij, arsyeja se pse rivalët po shqyejnë njëri-tjetrin nuk lidhet me rezultatin e zgjedhjeve por me pakënaqësitë që kanë viktimat e listës së tij shumëemërorë të deputetëve.
Kokëdhima thotë se asnjë parti nuk e mund dot Rilindjen me këtë sistem zgjedhor edhe sikur të ketë në listën shumëemërore Krishtin dhe Muhametin, së bashku.
Kokëdhima: Zgjidhja nuk ndërhyn në konfliktin që ka shpërthyer tani në PD se kush do ta kontrollojë drejtimin e kësaj partie. Kush zgjidhet dhe kush largohet nga drejtimi është një problem i brendshëm i kësaj partie. Ne na intereson vetëm që zgjedhjet atje të zhvillohen në rrugë transparente dhe demokratike. E keni parë se si po përpiqen të shqyejnë njëri-tjetrin rivalët tani në Partinë Demokratike?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/smundet-rilindja-me-kete-sistem-edhe-po-te-kesh-ne-liste-krishtin-e-muhametin/

Free Traffic Exchange