Veliaj: Nis ndërtimi i rrugëve të reja - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne njësinë numër 2 ne kryeqytet, zona e njohur me emrin ?depoja e ujit? brenda 6 muajve do te ketë nje pamje te re. Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj ka inspektuar fillimin e punimeve per ndërtimin e dy rrugëve të reja që të çojnë në këtë zonë, të cilat vijnë si zgjatim i rrugëve ?Budi? dhe ?Mihal Grameno?. ?Siç e kisha premtuar, ka fushatë, s?ka fushatë, ka zgjedhje, s?ka zgjedhje, ka pushime, s?ka pushime, do t?i japim forca që të përdorim çdo ditë të verës për punët e Tiranës. Ndaj, më vjen mirë që për dy damarë kryesorë të të gjithë kësaj zone periferike të Tiranës, rruga ?Budi? dhe rruga ?Mihal Grameno?, skajet e tyre fundore, kemi filluar ndërtimin e rrugëve të reja.? Sipas Veliajt prioritet do te jene investimet ne zonat qe jane zhvilluar gjate tranzicionit, ku infrastruktura ka probleme te mëdha. ?Kjo është një periferi ekstreme e Njësisë nr. 2, ish-lagja ime e vjetër, sepse Tirana deri diku mbaronte te Depoja e Ujit. Ajo ishte kufiri midis Tiranës urbane dhe fundit të jetës urbane. Sot, në fakt, Depoja e Ujit është në mes të një lagje me shumë banorë, njerëz të ardhur në vitet ?90-2000, që kanë ndërtuar shtëpinë e tyre me djersë e mund, por që merr ketë vlerë vetëm po të ndodhin dy gjëra: qeveria po bën legalizimet, ndërkohë bashkia ndihmon me urbanizimin.? Veliaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetareve per pengesat ne jetën e përditshme per shkak te punimeve ne këto rruge, duke premtuar përfundimin e projekteve para afatit 6 mujor.

Free Traffic Exchange