Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Temperaturat tepër të larta të kësaj vere shoqëruar me mungesën e prurjeve po sjellin problemet e para të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Beratit.
Prurjet e këtij vendburimi aktualisht janë 400 litra për sekondë, të cilat në ditët normale janë 600 litra për sekondë dhe parashikohet të bie në kuota edhe më të ulëta në ditët në vijim.
Situata ka ndikuar në furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve veçanërisht në pjesën hyrëse të qytetit, në lagjet ?Çlirim?, ?Dëshmorët e Kombit? dhe ?Çelepias? të cilat nuk janë përfshirë nga sistemi i ri i ujësjellësit. Aktualisht këto lagje të qytetit furnizohen me ujë me orare të reduktuara.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve për Beratin, Refat Arizi bënë me dije se është hartuar një plan masash për përballimin e situatës, por ajo që është shqetësuese sipas tij është fakti se ende ka humbje në rrjet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berat-temperaturat-e-larta-sjellin-probleme-ne-furnizimin-me-uje/