Report TV - Shkodër, mjeku vritet në sy të djalit,shkak shtesa në banesë

2017-07-10 1

SHKODËR- Një vrasje me armë zjarri është shënuar mesnatën e kaluar në qytetin e Shkodrës. I vrarë ka mbetur 42-vjeçari Ilir Alija me profesion mjek, i cili është qëlluar nga Dritan Ymeri.

Viktima dhe autori ishin fqinjë, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt për pronën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të së premtes, në lagjen "Qemal Stafa", ndërsa policia bën me dije se Ymeri ka qëlluar disa herë me armë zjarri mbi Alijan dhe për pasojë i ka shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.