Report TV - Ministrat e PD, puç teknik, emërime e tendera jashtë kontrollit të Ramës

2017-07-10 2

Gjashtë ministra dhe zv/kryeministrja e PD nuk dorëhiqen nga detyra që morën pas marrëveshjes Basha-Rama në 18 maj. Bëjnë emërime, tenderë dhe udhëzime jashtë çdo kontrolli të Kryeministrit.

Kështu, dy ministrat teknikë Gazment Bardhi i Drejtësisë dhe dhe Helga Vukaj e Financave, tre ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, nxjerrin udhëzim që vendos tarifat e reja të shërbimit përmbarimor privat.

Gjithashtu, ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka rikthyer në detyrë te Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, Denion Meidanin, djalin e ish-presidentit Rexhep Meidani, i cili u shkarkua nga PS në 2013-ën.

Free Traffic Exchange