Report TV - Drejtë zhdukjes midhja e liqenit të Butrintit, shkak temperaturat e larta

2017-07-10 3

Ngordhje masive e midhje në liqenin e Butrintit.

Sipas specilistëve shkak për këtë është bërë rritja e temperaturave të ujit e cila arrinë deri në 40 gradë në 1 metër thellësi, ndërkohë që kushtet optimale të rritje së midhjes janë deri në 28 gradë celsius.

Por një shkaktar tjetër është edhe mbyllja e Kanalit të Vivarit i cili sillte ujë më të freskët. Prodhuesit e midhjes në liqenin e Butrintit, shprehen se dëmet arrijnë në shifra shumë të mëdha. Sipas tyre shteti nuk po merr masa për të normalizuar gjendjen, dhe për të nxjerr para ligjit shkaktarët e kësaj katastrofe.

Ndërkohë specialistët e sektorit të peshkimit në këtë zonë, shprehen se është ngritur një grup pune, i cili po bënë verifikimet e nevojshme në terren dhe do të merren masat e nevojshme për të shmangur këtë katastrofë

Free Traffic Exchange