Report TV - Denion Meidani u hoq nga PS riemërohet nga ministri i PD

2017-07-10 15

Ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi ka emëruar djalin e ish-Presidentit Meidani, Denion Meidani drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Denion Meidani është emëruar nga Bardhi para dy javësh, pra para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ai rikthehet në këtë detyrë, pasi më parë ka qenë në vitin 2012.

Në këtë detyrë në 2012, ai nuk qëndroi për shumë kohe dhe u emërua, nën drejtor i Doganave dhe më pas drejtor i Anti-Kontrabandës, pozicioni i fundit në qeverisjen e PD, pasi u shkarkua në 2013 pas ardhjes në pushtet të PS nga Elisa Spiropali.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi asokohe se e shkarkoi nga detyra e kreut të Anti- kontrabandës Denion Meidanin, për denkonspirim të aksionit të nisur tek KURUM.

Shkarkimi u bë me urdhër të drejtoreshës Spiropali për ?thyerje e kodit etik, dëmtim të imazhit të institucionit, mungesë profesionalizmi?.