Report TV - Tiranë, banorët kundër pallateve në lulishte, shembet gardhi

2017-07-10 0

TIRANE-Projekti për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në lulishten që ndodhet pranë policisë bashkiake në rrugën e Kavajës nuk është pritur mirë nga banorët dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët kanë protestuar pasditen e sotme.

Ata janë tubuar pranë ambienteve të parkut në shenje proteste kundër ndërtimit të kompleksit nga nje grup biznesmenesh.

Banorët shprehen se kjo lulishte duhet te mbetet e tillë dhe bashkia nuk duhet te kishte dhëne leje për ndërtimin e një pallati.

Ata kanë shembur murin rrethues, në të cilën nuk ishte vendosur asnjë tabele per projektin dhe kompanine e ndertimit.

Banorët: Do i drejtohemi gjykatës
?Bashkia nuk duhet të lejojë punimet, nuk duhet të ishte dhënë leje për këtë projekt. Do të vazhdojmë protestën për të mos lejuar ndërtimin e kompleksit të pallateve.

Nesër do i drejtohemi Gjykatës Administrative për të kërkuar pezullimin e punimeve dhe anulimin e lejes për ndërtimin e pallateve? shprehet banorët për mediat.