Report TV - Tiranë, banorët kundër ndërtimit të pallateve të Delijorgjit në lulishte

2017-07-10 14

TIRANE-Projekti për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në lulishten që ndodhet pranë policisë bashkiake në rrugën e Kavajës nuk është pritur mirë nga banorët dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Pasditen e kësaj të premteje ata janë tubuar pranë ambienteve të parkut në shenje proteste kundër ndërtimit të kompleksit nga kompania Parc Construction?shpk??, e themeluar ne 2005 nga Mihal Delijorgji dhe qe sot administrohet nga gruaja e tij.

Mihal Delijorgjio nuk është një emër i panjohur pasi është një prej shkaktarëve kryesorë të tragjedisë së shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në mars të vitit 2008 në Gërdec, ku humben jetën 26 persona dhe mbeten dhjetra te plagosur.

Banorët shprehen se kjo lulishte duhet te mbetet e tillë dhe bashkia nuk duhet te kishte dhëne leje për ndërtimin e një pallati.

Ndërkohë ka nisur rrethimi I zonës nga kompania e ndërtimit, por ende nuk është vendosur një tabele për të treguar se kush është firma që po kryen punimet.