4 persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Lezhës, pasi u kapën me 47 kilogramë marijuanë. Të arresturit janë Gjergj Doda 29 - vjeç, Gjergj Prenga 21 - vjeç, Ndrecë Kola 27 - vjeç dhe Elton Kola 34 - vjeç.
Ata u ndaluan tek "Rruga e Kombit", në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit.
Sipas policisë të arrestuarit ishin pozicionuar në këtë vend me dy makina, ku me njërën ruanin rrugën, ndërsa në makinën tjetër kishin futur drogën, të cilën e kishin paketuar dhe e kishin bërë gati për shitje.
Operacioni në fjalë u kodua "Gjegjan" dhe u finalizua pas një pune policore të mirëorganizuar./tvklan.al