Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 3,94 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2016, njotoi sot Instituti i Statistikave.
Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë dega e Ndërtimit me +1 pikë përqindje.
Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016 shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,14 %
Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 4,31 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë nën grupi Energji Elektrike i cili pati rritje me 10,81 % dhe Industria Përpunuese me 3,41 %. Nga ana tjetër Industria Nxjerrëse vijon ecurinë negative duke shënuar rënie me 3,93 %.
Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 14,06 %, i ndikuar nga investimet publike dhe nga investimet private kryesisht të lidhura me TAP.