Report TV - Vrau prindërit, flet djali: S'më dhanë para për të ikur në Itali

2017-07-10 1

Leonard Nika, 29-vjeç, ka dëshmuar përpara grupit hetimor të policisë arsyet që e çuan atë të vrasë nënën dhe babin e tij, Ali e Junie Nika, një ditë më parë në zonën e Xhafzotajt, në Durrës.

Burime pranë policisë bëjnë të ditur se autori ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa herë pas here shfaq haluçinacione.

Përpara hetuesve ai ka thënë se ka pasur debate me familjarët, pasi u kishte kërkuar para për të ikur drejt Italisë, nga ku ishte kthyer tre ditë më parë.

I qëlloi me çifte brenda në shtëpi
Refuzimit të prindërve, 29-vjeçari i është përgjigjur duke marrë çiften me të cilën i qëlloi për vdekje në derën e shtëpisë.

?U kam kërkuar para për të ikur në Itali, por nuk e mbaj mend sesi kam qëlluar mbi ta. Kam qenë në gjendje të rënduar psikologjike. S'mbaj mend asgjë?, ka thënë ai përpara bluve.

Free Traffic Exchange