Channel One - Zgjedhjet ndryshojnë edhe këshillat bashkiak

2017-07-10 0

PS nuk siguron më mazhorancën në Tiranë Zgjedhjet e 25 qershorit pritet të sjellin ndryshime në përbërjen e këshillave bashkiak. Disa prej këshilltarëve që kanë fituar mandatin e deputetit duhet të zëvendësohen, ndërkohë që ndryshime do të ketë edhe sa i takon mazhorancave në këshillat që deri dje kanë qenë mes kolacionit PS-LSI.

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të ketë jenë 6 këshilltarë, dy nga PS dhe 4 nga LSI, që do të lenë vendet pasi janë shpallur deputet. Sa i takon grupit të këshilltarëve të djathtë në KB të Tiranës ai nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Pas prishjes së koalicionit qeveritar, nuk dihet ende se cili do të jetë fati i mazhorancës PS-LSI me 38 anëtarë në KB të Tiranës.

E sigurt është që PS në këshill i duhet një mazhorancë e re në kushtet kur asnjë nga vendimet nuk mund të kalohet vetëm me 25 votat e anëtarëve të majtë. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se nuk ka ende një vendimmarrje për këtë çështje, dhe ashtu sikurse kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar, në Këshill nuk do të bëhet pazar, por do të kërkohet bashkëpunim me të gjitha forcat politike.

KB përbëhet nga 61 anëtarë që i përkasin disa forcave politike PS, LSI, PD, PDIU, PR, FRD dhe LZH. 25 anëtarë të këshillit i përkasin PS, 20 PD, 13 LSI, dhe vende e mbetura forcave të tjera politike. Mes këtyre, i mbetet PS të vendosë se më kë forcë do të bashkëpunoj për mazhorancën e re në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku merren vendime të rëndësishme jo vetëm për qytetin, por edhe për jetën e qytetarëve.

Free Traffic Exchange