Report TV - Thahet laguna e Nartës në Vlorë shkak kriporet që futen në prita

2017-07-10 1

Laguna e Nartës po shkon drejt shkatërrimit . Një fenomen sa natyror por i ndihmuar edhe nga dora e njeriut .

Shfrytëzimi i saj ka bërë që këneta të shkojë drejt tharjes së pjesës më të madhe të sipërfaqes.

Sic duket edhe nga pamjet pikërisht në zonën e Zvërnecit pranë Urës së Manastrit pjesa më e madhe siperfaqes kënetore nga një zonë ujore është kthyer në tokë të thatë.

Po cfare ndodh me gjallesat nënujore?

Sipas peshkatarëve shkak për këtë është bërë furnizimi me ujë i një subjekti privat në zonën e Cerkovinës i cili furnizon me ujin vaskat e kripës ka bërë që të ndodh ky fenomen.

Agjencia Rajonale e Mjedisit thotë se po verifikohet nëse subjekti ushtron leje për furnizim me ujë nga ana e lagunës apo është në kundështim me ligjin.