Shefi i ODIHR në zyrën e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi zgjedhor dhe reforma zgjedhore kanë qenë temë e bisedës mes kryetarit socialist, njëherësh kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, me Shefin e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR. Pas takimit që zgjati për rreth 45 minuta, Peter Tejler vuri theksin tek mirëkuptimin që ekzistoi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.?Folëm për zgjedhjet dhe për të ardhmen. Biseda ishte konfidenciale për të ardhmen se hapat që duhen hedhur në të ardhmen. Ishte interesantë të dëgjoje vlerësimin e tij për ODIHR, organizatën që unë përfaqësoj. Nuk do të flas për detajet politike, pasi këto nuk janë pjesë e bisedave që po zhvillojmë. Kuptoj se ka një vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara me reformën zgjedhore. Besoj se angazhimi është shumë i qartë. Angazhimi nga ana jonë për të dhënë mbështetje, është inkurajuese. Mendoj se mesazhi kryesor është se ka një mirëkuptim për të ecur përpara me reformën dhe ka një mirëkuptim për të pasure komunitetin ndërkombëtar të mbështesë vendin.?Një ditë më parë, në një intervistë për Vizion Plus, kreu i Misionit të ODIHR tha se gjatë procesit zgjedhor ka pasur raportime për blerje të votave apo presionet nga grupet kriminale. Po ashtu, ai tha se ka pasur presione në mënyrë të veçantë në shërbimin civil.