Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
74 kilometra larg Shkodrës, mund të shijosh nga afër një prej magjive që Shqipërisë i ka ofruar natyra, Thethin turistik i pozicionuar në zemër të Alpeve.
Por nëse bukuritë që të tërheqin janë të shumta në këtë pikë turistike, nuk janë më të pakta problematikat. Nisin me rrugën, ku 13 kilometrat e fundit të saj, nga Qafa e Thores e deri në zemër të fshatit janë vuajtje me vete. Nëse në dimër bllokohen nga dëbora duke u bërë për muaj të tërë të pakalueshme, në verë gropat e pluhuri pushtojnë gjelbërimin përreth dhe thyejnë jo pak automjete.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perla-e-turizmit-malor-te-thethit-mungon-rruga-dhe-energjia/