Bie niveli në hidrocentrale - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e larta dhe të pazakonta për muajin qershor kanë shtuar rrezikun e thatësirës dhe rënien e nivelit të ujërave në hidrocentrale. Aktualisht niveli i Fierzës është në kuotën e 273 metrave. Ndërsa kompania e shpërndarjes ka nisur importin e energjisë elektrike me qëllim përballimin e nevojave.Përfaqësues të OSHEE thonë se po garantohet energjia për muajin korrik, çka do të thotë se nuk do të ketë ndërkreje. Nëse ka kufizime ato vijnë nga defektet.Aktualisht kostoja e energjisë së blerë arrin në 17 milion euro pa TVSH. Këto para i janë hequr zërit të investimeve në kompaninë OSHEE. Nëse do të jetë e nevojshme blerja e energjisë edhe për muajit gusht, atëherë kjo do të jetë hera e parë pas dy vitesh që buxheti i shtetit do te duhet të subvencionojë sektorin e energjisë.Që pas nisjes së reformës së energjisë elektrike, ku qytetarët u detyruan të paguajnë borxhet e akumuluara ndër vite, buxheti i shteti u lehtësua nga barra për të mbështetur financiarisht Kompaninë e Shpërndarjes së Energjisë.