Dyndje pushuesish në plazhin e Shengjinit. Kohët e fundit ky plazh është bërë destinacioni kryesor për të përballuar të nxehtit përvëlues të këtyre ditëve.
Përfundimi i muajit të Ramazanit ka sjelle dyndje pushuesish dhe turistesh në këtë bregdet.
Ata që po e frekuentojnë më së shumti këtë zone turistike vijojnë të jenë shtetasit Kosovarë
Krahas klimës, shërbimet e përmirësuara ndjeshëm përbëjnë arsyen se perse bëhet kjo zgjedhje nga pushuesit.
Shëngjini po arrin kapacitetin maksimal shumë herët këtë vit.
?Të vijnë sa më shumë pushues është vend i mrekullueshëm edhe shërbimi është më i mirë këtë vit? shprehet njëri nga pushuesit
Ndërsa një tjetër vlerëson klimën e ndërsa për cmimet shprehet se janë të përballueshme
Operatorët turistik bëjnë me dije se këtë vit pronotimet kanë qënë më të hershme se në vitet e shkuara, e kjo e bën Shëngjinin zgjedhjen e parë për pushime në bregdet.