“Miss Universe Albania”, Blerta Leka fiton garën e bukurisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blerta Leka është vajza që do të na përfaqësojë në Miss Universe, kompeticionin më të madh të bukurisë që këtë vit zhvillohet në muajin nëntor në Amerikë.Ky është momenti i kurorëzimit, ai që 18 vjecarja do ta mbajë mend gjatë e që Vizion Plus e përcolli mbrëmjen e së enjtes drejtpërdrejt nga Pallati i Kongreseve.Ëndrra e Blertës është bota e televizionit. E këtë ajo e ka përcjellë tre muaj më parë kur edhe Vizion Plus nisi maratonën e prezantimit të vajzave pretendente për kurorën e Miss Universe.Emocionet e këtij konkursi bukurie janë përcjellë mbrëmjen e së enjtes drejtpërdrejt nga Pallati i Kongreseve në Vizion Plus. Nuk ishte vetëm një garë, por edhe një mbrëmje ku nuk munguan performancat e këngëtarëve më në zë të momentit, tendencat më të fundit të modës si dhe humori.Spektakli i madh ishte finalizimi i një rrugëtimi tre mujor, që nisi me një maratonë prezantimesh në Vizion Plus e që vijon drejt një sfide tjetër për stafin që do të shoqërojë Blerta Lekën drejt Amerikës.

Free Traffic Exchange