Teksa procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 25 qershorit ka përfunduar,Komisoni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje të gjitha KZAZ që nuk kanë dorëzuar materialet zgjedhore që të mbyllin këtë proces ndryshe do të ndërmerren të tjera masa.
Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj u shpreh se kjo situatë është e patolerueshme pasi KQZ po pengohet për të vijuar procedurat e miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.