Shtatë disfata radhazi harkun kohor të gjashtë viteve të fundit. Ky është bilanci i zi i Partisë Demokratike, për të cilën zgjedhjet lokale dhe parlamentare tashmë janë kthyer në një mallkim.
Ndonëse e rrëzuar nga pushteti prej katër vitesh, shqiptarët vijojnë të ndëshkojnë Partinë Demokratike, me sa duket më mëkatet gjatë pushtetit 2005-2013, por edhe nga paqartësia e lidershipit aktual të PD.