Report TV - ‘Ngrirja’ e Bashës e zgjedhjet përplasje në kupolën e PD

2017-07-10 0

TIRANE-Pas ngrirjes së funksioneve nga ana e kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe shpalljes së garës për zgjedhjet për kryetar në selinë blu kanë nisur edhe përplasjet.

Nga njëra anë dy nënkryetarët e Partisë Demokratike Edi Paloka dhe Edmond Spaho njoftuan hapjen e garës në Partinë Demokratike, pas delegimit të kompetencave nga ana e Bashës dhe nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani deklaron se me këtë procedurë është shkelur statuti i partisë. Ka pasur edhe nga ata që shprehen se në PD nuk ka për të pasur garë të drejtë.

Në një status në Facebook Arben Ristani shprehet se delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojnë në bazë të statutit Sekretarit të Përgjithshëm e këtu i referohet nenit 43 të statutit të PD, i cili parashikon se në rast dorëheqje të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partine.