Ora News - “Banda e Durrësit”, pas Lul Berishës lë qelinë edhe Indrit Taullai

2017-07-10 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Lulzim Berishës, një tjetër drejtues i bandës së Durrësit lë qelinë. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën për lirimin e Indrit Taullait dhe trajtimin mjekësor të tij në shtëpi.
Taullai është dënuar nga gjykata me 25 vite burg për disa vepra penale.
Banda kriminale ka nisur të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.
Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.
Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/banda-e-durresit-pas-lul-berishes-le-qeline-edhe-indrit-taullai/