Veten e quajti qeveri reformatore, që do të thotë se në agjendën e saj politike dhe institucionale janë parashikuar shumë reforma. Por reformat nuk janë procese që zhvillohen aq shpejtë, pasi kërkojnë kohë, ndërsa popullit nuk i pritet. Sidomos qytetarët presin reforma në drejtësi, në sistemin gjyqësor, që të ketë më shumë të drejta për qytetarin, ndërsa presin edhe shumë reforma tjera në fusha tjera, presin që administrata të mos jetë e korruptuar, të jetë në shërbim të tyre dhe jo në shërbim të politikës.
Mbi prioritet e qeverisë në fushën e reformave dhe sa pritet të realizojë premtimet e saj, në studio të ftuar janë: Naser Zyberi, ekspert i fushës juridike; Besa Kadriu, asistente në UEJL dhe Xhelal Neziri, analist politik.