Korçë, sekuestrohen 376 kg kanabis sativa në tunel

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka arritur të sekuestrojë 376 kg kanabis sativa në gjendje të mykur në një tunel në malin e Shipckës në Voskopojë.
Zbulimi është bërë të martën nga shërbimet e komisariatit të Policisë së Korçës në vijim të kontrolleve të territorit për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e lëndëve narkotike.
Sipas burimeve të policisë nga sasia e gjetur 10 kg është marrë në cilësisë e provës materiale ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/korce-sekuestrohen-376-kg-kanabis-sativa-ne-tunel/

Free Traffic Exchange