Ora News - Petrit Vasili dorëhiqet si kryetar i LSI, propozon Kryemadhin

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Petrit Vasili jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së. Në një deklaratë për mediat, ai tha se ky hap vjen për çështje organizimi që LSI të jetë më aktive në opozitë.
Vasili tha se propozonte Monika Kryemadhin si kryetare, Luan Ramën dhe Erisa Xhixhon nënkryetarë të LSI, ndërsa vetë tha se ka marrë besimin nga Kryesia të drejtojë grupin parlamentar të LSI.
Vasili: ?Shqipëria për 4 vite s?ka pasur opozitë dhe kjo ka ndikuar edhe në thellimin e një qeverisje që rrëshqiti në humnerën e manipulimit të zgjedhjeve në këtë pikëpamje. Ky rol i ri kërkon energji të reja, intensitet shumë më të lartë se më parë, ndaj në këtë funksion personalisht kam vendosur të paraqis dorëheqjen si kryetari i LSI dhe ja kam propozuar kryesisë dhe kam marrë besimin e saj që të drejtoj grupin parlamentar të LSI që është një grup me detyra dhe përgjegjësi të mëdha dhe të reja, njëherazi fronti tjetër i madh i shtrirë në tërë territorin ku mijëra shqiptarë presin përgjigje të mëdha, për t?i dhënë përgjigje një 20% pakice, në funksion të dinamizimi të ri të partise ti propozj zonjën Monika Kryemadhi si kandidate, bazuar jo thjesht si zv/kryetare por në rradhë të parë për kualitetin politik të njohur nga publiku shqiptar, që është lidhur me qytetarin e asnjë interes tjeter dhe kualitetin organizativ dhe dinamizimin e këtij domensioni që ajo e reflekton si askusht tjetër në politiken shqiptare ka qenë një politikane aktive që s?është bërë pjesë në asnjë rast e asnjë ekzekutivi dhe ruan urën lidhëse mes qytetarit dhe pushtetit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/petrit-vasili-dorehiqet-si-kryetar-i-lsi-ne-1400-konference/