Report TV - Rivalët e Bashës, pa kandidat në garën për kryetarin e ri të PD

2017-07-10 1

Rreth 80 zyrtarë të lartë apo edhe jo të një niveli të tillë në Partinë Demokratike, të cilët dy ditë më parë nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku i kërkonin dorëheqjen e parevokueshme kryetarit të PD Lulzim Basha, si përgjegjës për humbjen historike të PD në zgjedhjet parlamentare, duket se nuk do të propozojnë asnjë kandidat përballë lulzim bashaës në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

Burime për Report TV thonë se këta emra që kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD nuk besojnë se do të ketë një garë të barabartë për vetë kushtet në të cilat parashikohet të zhvillohet ajo.