Dita e nesërme pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat do të marrin vlera deri në 40 apo 41 gradë C.
Temperaturat më të larta do të kenë zonat qendrore dhe ato jugore. Ora 14:00 dhe 15:00, do të shënojnë pikun e temperaturave, dhe këshillohet të evitohet dalja në këtë orar, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.