http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, kreu i Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtar të ODIHR, Peter Tejler, rendit disa nga problemet që shoqëruan procesin, duke nisur nga raportimet për blerje të votave apo presionet nga grupet kriminale.?Këto janë çështje që ne më së shumti i kemi marrë nga mediat dhe ne dimë që po hetohen nga policia dhe kemi dëgjuar se ka qenë e përhapur. Por ne kemi parë edhe gjëra të tjera, të cilat mendoj se janë të rëndësishme. Ka pasur presione nga një numër i caktuar personash, jo vetëm nga kriminelë, por presione në mënyrë të veçantë në shërbimin civil. Interesante është se panë gjithashtu se la pasur votime të autorizuara, kemi parë firma identike kur shohim vendin ku hidhet firma. Ka gjithashtu edhe votim në grup. Kemi vënë re gjatë ditës së zgjedhjeve boja e që përdorej për shenjë në gishtin e votuesit, nuk dukej qartë. Pra ka disa çështje, kemi parë edhe presione ndaj votuesve në përgjithësi?Shefi i Vëzhguesve të ODIHR, në intervistën ekskluzive për Vizion PLUS, thotë se klasa politike shqiptare duhet të adresojë në reformën zgjedhore problemet e vërejtura.?Ajo që mendoj se duhet adresuar është administrimi shumë i madh politik i administratës, duke nisur nga KQZ e deri tek grupet e numërimit të votave. Depolitizomi i gjithë administrues zgjedhore mendoj se është çështja më e rëndësishme. Marrëveshja politike mes mazhorancës dhe opozitës kishte si pjesë e saj edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Edhe pse ka disa çështje që duhen parë, kuadri ligjor në përgjithësi është i mirë. Por ka disa momente që ligji nuk është shumë i qartë. Por ky është një proces në zhvillim dhe ODIHR është gati të mbështesë procesin e përmirësimit të procesit zgjedhor në Shqipëri. Asnjë proces zgjedhor nuk është perfekt. Prandaj jemi gati t?ju mbështesim?.Marrëveshja politike Rama-Basha, që parapritu zgjedhjet, parashikon krijimin e mundësisë së votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Por çfarë mendon Peter Tejler për këtë??Ne nuk diskutojmë për votimin dhe numërimin elektronik, por është një çështje e vështirë. Është një çështje shumë e avancuar teknike. Sigurisht që autoritet shqiptare do të merren me këtë çështje. Por votimi elektronik nuk është i lehtë. Dhe duhet të vendoset se çfarë është numërimi elektronik. Është vetë votimi? Numërimi? Çfarë është? Dhe kjo ende nuk është përcaktuar?.ODIHR pritet të publikojë në muajin shtator raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 Qershorit. Sipas shefit të Misionit, nuk mund të flitet për hapa përpara apo hapa mbrapa, pasi ka kaluar koha e krahasimeve.