Hetimet për atentatin ndaj Hykes, dyshime për borxhet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas atentatit mafioz ndaj biznesmenit Tefik Hyka, i cili u plagos rende, policia ka ngritur si pistë kryesorë, atë të borxheve të pashlyera.Hyka, ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë, prej disa kohësh, kishte marrë kërcënime për jetën dhe për këtë arsye, dy vitet e fundit kishte jetuar në Turqi dhe Francë.Ndërkohë, familjaret u kane thënë hetuesve se i plagosuri kishte dhënë para me fajde. Kohët e fundit Hyka, lëvizte gjithmonë me një truprojë, i cili ishte i pranishëm edhe në momentin e atentatit, mesditën e së mërkurës pranë stadiumit ?Dinamo?.Burime nga prokuroria pohojnë se, njëri nga atentatorët është fiksuar nga kamerat e sigurisë kur zbret nga motori tip ?Yamaha?dhe i afrohet objektivit, por megjithatë identifikimi mbetet i vështirë.Policia po heton edhe një pistë të dytë, atë qe lidhet me nje vrasje të ndodhur në vitin 1995, ku i dyshuar në krim ka qenë edhe ish-pronari i fabrikës se tullave Tefik Hyka.