Kundërshtarët kërkojnë të ngrëne çadër kundër Bashës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ideja e çadrës si proteste per garantimin e standardeve te proceseve zgjedhore duket se nuk do te përdoret vetëm nga opozitat ne parlament, por edhe nga opozitat brenda partive. Kritiket e Bashes po diskutojnë idenë e ngritjes se një çadre brenda oborrit te Partisë Demokratike ne shenje proteste ndaj vendimit qe gara për kreun e PD te mbahet ne 22 korrik.Nje dite me pare, ata e cilësuan shpalljen e datës se zgjedhjeve nga dy nënkryetaret e partisë si anti-statutore, duke theksuar se; qe gara te jete e barabarte Basha duhet te jape dorëheqjen, duhet te mblidhet Këshilli Kombëtar per te bere analizën e rezultatit te zgjedhjeve dhe mbledhja e kryesisë, per te vendosur hapat qe do te ndiqen.Por ne mungese te nje reflektimi nga drejtuesit e PD, grupi i kritikeve po diskuton idenë e ngujimit ne çadër si dhe reagimin nëpërmjet formave te tjera demokratike. Ndërkaq selia e PD sot ka qene e qete, dhe mësohet se nuk do te ketë asnjë tërheqje nga vendimi qe kandidaturat per kryetarin e PD te depozitohen deri te dielën dhe zgjedhjet te zhvillohen ne datën 22 korrik. Deri me tani, zyrtarisht ne gare per postin e partisë me te madhe te opozitës jane Lulzim Basha dhe ish-kryetari i PD Eduard Selami.

Free Traffic Exchange