Report TV - Arrestohet në Mal të Zi autori i plagosjes së boksierit shkodran

2017-07-10 43

Policisa e Shkodrës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe autoritetet policore malazeze kanë arritur të arrestojnë shtetasin Kolë Progni 25 vjeç banues në fshatin Selcë të Shkodrës.

Progni është autori i plagosjes së boksierit shkodran, Nelson Hysa, rreth një muaj më parë në vendin e quajtur ?Ura Dervishbeg?, në Shkodër.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpuntorin tjetër të Prognit, Valter Ksollën.