Krim i dyfishtë brenda familjes, djali vret nënën dhe babain - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një debat për motive të dobëta përfundon në mënyrën më tragjike për një familje në Xhafzotaj të Durrësit. Rreth orës 8:00 në mëngjes, Leonard Nika 29 vjeç qëlloi me armë zjarri dy prindërit e tij, Ali dhe Junie Nika 70 dhe 66 vjeç. Ata humbën jetën menjëherë. Policia bëri të ditur se krimi ndodhi teksa dy bashkëshortët po hynin në shtëpinë e tyre, kur u përballën me të shtënat e çiftes nga djali i tyre.Por rrethanat e krimit të rëndë dhe motivet e tij nuk janë sqaruar ende plotësisht. Krimi ka tronditur banorët e fshatit. Ata thotë se familja me origjinë nga Laçi kishte 20 vjet që ishte shpërngulur në Xhafzotaj dhe nuk njihej si problematike.Pas krimit, në gjendje të rëndë psikologjike, autori i vrasjes, djali i viktimave është dorëzuar në polici. Banorë të zonës i pohuan policisë se 29-vjeçari, autor i krimit te dyfishtë njihej si person i mbyllur e që rrallë komunikonte me fqinjët. Leonard Nika është i martuar dhe ka një fëmijë, por fatmirësisht bashkëshortja dhe fëmija ndodheshin tek familja e prindërve të saj.