Prokuroria e Vlorës kërkon dënimin me 9 vite burg për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.
Sipas pretences së Prokurorisë, dënimi për Gjikën është kërkuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës në lidhje me ndërtimin e një pallati 11 katësh pa leje në lagjen Cole në Vlorë.