Durrës- Tragjedi në familje, djali vret babain dhe nënën në Xhafzotaj

2017-07-10 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Durrësi është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë në familje, ku djali ka vrarë me armë babain dhe nënën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Nikaj, në fshatin Xhafzotaj.
Burrë e grua, Ali e Jenie Nika janë gjetur të vdekur në derën e shtëpisë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë, Leo Nika.
?Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. 70 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetësia J.N 66 vjeç. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N 29 vjeç?- informon policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tragjedi-ne-familje-djali-vret-babain-dhe-nenen-ne-xhafzotaj/