Report TV - Karabina: Lëviz me njerëz të armatosur, Ndreca: Trillim

2017-07-10 1

Konflikti mes Ministres Teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca, ka marrë përmasa të mëdha duke u kthyer në një pengesë në mbarëvajtjen e punës në Ministrinë e Arsimit.

Mirela Karabina në një dalje për mediat ka deklaruar se Ndreca përbën një rrezik të madh për institucionin pasi lëviz në ambientet e Ministrisë me persona të armatosur.