Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grup anëtarësh dhe përfaqësues të PD kanë dalë në një tjetër deklaratë ku kërkojnë largimin Lulzim Bashës nga PD. Në deklarat thuhet ndër të tjera se zgjedhjet e organizuara me urgjencë rrezikojnë përçarjen e PD.
?Ne perputhje me Statutin kerkohet mbledhja e kryesise qe te vendose per hapat e metejshem, perfshi mbledhjen e keshillit kombetar, reflektimin e disfates dhe organizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme? thuhet në deklaratë.
Anëtarët thonë se vetëm dorëheqja e Bashës është kushti i parë për të nxjerrë shkaqet e humbjes së PD. Po ashtu ata thonë se ?akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nën kryetarëve (për habi mungon firma e Sekretarit të Përgjithshëm), është uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesië së PD (Neni 40 pika 2) si për datën e zgjedhjeve ashtu dhe të procedurave të zgjedhjeve e të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (Neni 46 i Statutit).?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grupi-kunder-bashes-ne-pd-tjeter-deklarate/