Ora News – Alizoti shpërthen kundër Bashës për listat dhe Republikën e Re

2017-07-10 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në studion e ?Tonight Ilva Tare? në Ora News ka shpërthyer në akuza kundër kreut të PD-së Basha. Ai tha se termi Republika e Re është marksist dhe jo i së djathtës, duke shtuar se një parti me 100 mijë anëtarë nuk mund të hartojë listat në 12 natës pa e ditur as nënkryetarët.
Pjesë nga deklaratat:
Alizoti: Unë nuk pashë që më të bukur sot kur pashë zt.Selami që tha se unë do të kandidoj të japë kontributin tim. Çfarë të keqe ka? Shqipëria vjen nga një vend superdiktatorial. Pse ka tradhtarë këtu? Vetëm në diktaturë ka armiq të brendshëm dhe të jashtëm dhe asnjëherë nuk e ka fajin kryetari dhe partia. Në demokraci ka përgjegjësi dhe unë nuk kuptoj histerinë. Kush është zt.Basha para Partisë Demokratike? Kush është Tomor Alizoti para Partisë Demokratike? Partia Demokratike ka sjellë lirinë në Shqipëri. Secili është i zëvendësueshëm. Unë mendoj se zt.Basha ka qenë një ministër i Jashtëm ekselent. Pati një program dhe dështoi dhe pse duhet të dalin tradhtarët që doni të hiqni Bashën?Unë nuk e njoh Jozefina Topallin. E kam takuar vetëm një herë. As Astrit Patozin.
Bëri një projekt Republika e Re. Unë jam anëtar kryesie dhe asnjëherë nuk është konsultuar me mua. Republika e Re dështoi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alizoti-shperthen-kunder-bashes-per-listat-dhe-republiken-e-re/

Free Traffic Exchange