Eduard Selami ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të PD.
Gjatë një konference për shtyp, Selami tha se është i gatshëm të përfaqësojë interesat e demokratëve dhe t'i japë vendit një opozitë të fortë si dhe një alternativë shprese për qeverisjen e vendit nesër.
Selami mbrojti Bashën kur tha se humbja e zgjedhjeve të 25 qershorit nuk është vetëm përgjegjësi e tij.