Report TV - Ndërron jetë piktori Agim Faja emblema e qytetit të Shijakut

2017-07-10 1

Ka ndërruar jetë në moshën moshën 78-vjeçare Agim Faja, një nga penelat më të artë të pikturës shqiptare. Përcjellja për në banesën e Fundit do të bëh4t sot në orën 17:00 në vendlindjen e tij në Shijak.

Agim Faja iku nga kjo botë në një moshë kur kishte ende shumë për t?i dhënë pikturës shqiptare. Dy ekspozitat e tij, njëra në Tiranë dhe tjetra në galerinë ?Nikolet Vasia? në Durrës janë ende të hapura.

Në Tiranë është prezantuar vepra e tij dedikuar fëmijëve me katër piktorë të tjerë, ndërsa në galerinë Nikolet Vasia janë ekspozuar piktorët më të shquar të Shijakut.

Gjatë javëve të fundit artisti nuk ka marrë pjesë në ekspozita për shkak të sëmundjes.

Piktori Faja jetoi dhe krijoi në qytetin e vogël të Shijakut, duke u evidentuar edhe si një piktor illustrator mjaft i rëndësishëm veçanërisht për revistat e fëmijëve. Ishte djali i mësuesit te shquar Hamdi Faja.