Përfundon këndi i lojërave te ish-Fusha e Aviacionit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë edhe fëmijët që jetojnë pranë ish-Fushës se Aviacionit kanë parkun e tyre të lojërave. Teksa inspektoi përfundimin e punimeve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi qytetarët se punët publike në Tiranë nuk do të ndalen.?Jam shumë i lumtur që kemi mbajtur fjalën që i dhamë komunitetit dhe fëmijëve. Siç kemi premtuar, ka fushatë, s?ka fushatë, ka pushime, s?ka pushime, ka zgjedhje, s?ka zgjedhje, ka numërim, s?ka numërim, puna në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë. Ky është këndi i 17 i lodrave, pas atij te Parku i Liqenit. Kur janë mbushur dy vjet nga administrata e re e bashkisë, kemi treguar se ku ka vullnet ka një rrugëdalje. Ky ka qenë një park i projektuar nga Edi Rama kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, është ruajtur si një zonë urbane për aktivitet çlodhës dhe më vjen mirë që edhe pse ishte degraduar pas vitit 2011, tani është rinovuar totalisht. Funksionojnë shatërvanët, ka stola të rinj, janë mbjellë pemë të reja, lule, kemi rregulluar fushën e basketbollit dhe këndin e lodrave për fëmijët?.Veliaj tha se bashkia do t?i kushtojë një vëmendje edhe ndërhyrjeve nëpër lagje dhe krijimit të hapësirave për të gjitha grupmoshat.?Për shumicën e punimeve të infrastrukturës është momenti ideal që të bëhen gjatë verës sepse ka më pak lëvizje, njerëzit janë në plazh. Dua t?i garantoj të gjithë qytetarët e kësaj zone që nuk do t?i kushtojmë rëndësi vetëm asaj që quhet infrastruktura e rëndë, siç kemi punuar te zona e Doganës, te rruga ?Teodor Keko?, ujësjellës-kanalizime, rrugë, ndriçim, por edhe tek ajo që quhet infrastruktura e butë, që ka të bëjë me mjediset çlodhëse. Njerëzit duan të kalojnë kohë në gjelbërim, me stola, hije, argëtim dhe lojëra?.Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetareve që të ruajë investimet.