Ka përfunduar numërimi i votave për kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe kandidati i PD-së, Isa Sakja ka fituar përballë Dorian Muratit me një diferencë shumë të vogël votash.
Pas përfundimit të numërimit, dy kandidatët i dhanë dorën njëri tjetrit dhe Sakja, falenderoi gjithë banorët e Kavajës që i dhanë votbesimin.
"Falenderoj çdo njeri që na votoi, çdo të majtë dhe të djathë, që besoi, se Kavajës i duhet ndryshimi.Falenderoj sidomos qytetin e Kavajës, dhe popullin e mrekullueshëm të Luzit, Golemit, syneit dhe Hebsit që e kuptuan se Kavajës i duhet një energji tjetër, një energji pozitive. Për zgjedhjet në rang kombëtar, kavaja di të reagojë, di të thotë jo dhe atëherë kur të tjerët tulatën, ne nuk kemi frikë dhe e hedhim votën atje ku duhet", u shpreh Sakja.
I pyetur në lidhje me diferencën e ngushtë me kandidatin e PS, Sakja u shpre se, ?diferenca e ngushteë është aq e bukur sa të jep motiv që mandatin tjetër të punojmë më shumë për të fituar më thellë.
Ndërkohë në rrugët e Kavajës ka nisur festa e mbështetësve të kryetarit të sapozgjedhur, Isa Sakja.